Detaje nga atentati: Hekuran Billa kishte 5 ditë që ishte kthyer nga Belgjika

Detaje nga atentati: Hekuran Billa kishte 5…

Detaje të reja nga atentati ndaj Hekuran Billës që tronditi mbrëmjen e 11 qershorit 2020 në “Komunën e Parisit” në Tiranë.

Autorët kanë qëlluar në momentin kur 40 vjeçari po parkonte automjetin e tij BMV X6. Mësohet se drejt tij janë shtënë 11 plumba, dy prej tyre i kanë shkaktuar vdekjen.

Raportohet se 40 vjeçari kishte 5 ditë që kishte ardhur nga Belgjika.  Dhe mbrëmjen e të enjtes ora 22:00 ishte kthyer nga Durrësi për tu takuar me të motrën e cila kishte një biznes pranë qendres tregtare tek “Komuna e Parisit”.

Si ndodhi ekzekutimi – Ai ka mbërritur nga Selita, ndërsa autorët që duket se janë sinjalizuar nga informatorët janë afruar pranë automjetit të viktimës. Ata kanë ardhur nga drejtimi i kundërt dhe kanë qëlluar mbi 30 herë pa zbritur nga automjeti.

Nga 11 plumbat që kanë kapur makinën, dy prej tyre i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme, një në trup dhe një në kokë.  Autorët kanë qëlluar nga e djathta e automjetit pasi makina e viktimës ishte importuar nga Anglia.

Si u larguan autoret – Hekuran Billa i njohur dhe si Herland Bilali gjeti vdekjen e menjëhershme ndërsa ekzekutorët u larguan përmes rrugicave drejt Unazes se madhe per te mbërritur në Kombinat dhe më pas për të ndaluar në Pezë të Vogël.

Autorëve u është dashur 15 minuta për tu larguar nga vendi i krimit drejt fshatit ku i kanë vënë flakën dhe makinës. Edhe sot paradite atje gjendeshin ende mbetje të makinës. Makina rezulton e vjedhur në Kukës nga ka origjinën dhe viktima. Kurse target e vjedhura i përkisnin një makine Renault në Lezhë. Grupi hetimor i cili u rikthye serish sot ne vendin ku u gjet mjeti i djegur beson se autorët kanë përshkuar një rrugë dytësore për tu larguar drejt Durrësit.

Edhe pse zona ku ndodhi vrasja eshte me kamera, asnjëra nuk ka arritur të dokumentojë momentin e ekzekutimit. Të vetmet momente që janë kapur janë ato të lëvizjes së autorëve para ngjarjes dhe largimi me shpejtësi drejt Selitës.

Tre makina ne atentat- Për të realizuar atentatin dyshohet se janë përdorur tre makina. Njëri prej tyre duket qarte në pamjet e kamerave. Hetuesit besojnë se identifikimi do coje në zbardhjen e autorëve.

Polici ka marrë në pyetje familjarët të cilët kanë mohuar pistën e hasmërisë. Sipas tyre konflikti është sqaruar prej disa kohësh ndaj dhe viktima lëvizte i lirë. Por hetuesit kanë si pistë pikërisht vrasjen për hasmëri duke qene se Billa është dënuar për vrasjen e një shqiptari në Angli në 2006. Pistë tjetër është dhe ajo e përfshirjes në një grup për shfrytëzim prostitucioni.
/Marrë nga Ora News/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit