Detaje nga konflikti mes dy bandave në Elbasan/ U përplasën një vit më parë në Pogradec për një vajzë

Detaje nga konflikti mes dy bandave në…

Policia ka zbardhur më shumë detaje nga ngjarja që ndodhi mbrëmë në Elbasan, ku autorë të dy bandave  ecnin me makinë dhe qëllonin njeri-tjetrin me armë. Sipas policisë në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe disa persona nga Pogradeci. Ndërsa janë në kërkim janë shpallur Sindi Syzo, Brian Syzo dhe Mario Xhangolli. Ndërsa të arrestuar janë Gledis Dikellari dhe Eris Çekani.

Bëhet me dije se Gledis Dikellari, vëllezërit Sindi dhe Brian Syzo si edhe Mario Xhangolli janë pjesë e një grupi, ndërsa konfliktin e kanë patur me një grup tjetër ku pjesë është edhe Eris Çekani. Konflikti mes tyre ka nisur një vit më parë, si fillim për motive xhelozie, duket se ka shkaktuar disa herë konflikte mes dy grupeve.

Disa konflikte janë zhvilluar në Pogradec, ku janë goditur fizikisht si edhe me mjete të forta shtetasit e lartpërmendur me njëri tjetrin, në prezencë edhe të shtetasve të tjerë. Përplasja e fundit mes tyre në Pogradec ndodhi me datë 17 shkurt kur e dashura e Brian Syzos, u dëmtua me sprajt në fytyrë nga autorët e bandës tjetër.

Si vazhdimësi i këtij konflikti, ka agravuar edhe ngjarja e Elbasanit me një aksident ku 2 mjete u goditën kokë më kokë. Eris Çekani ,  ka qenë atë ditë në Tiranë, ndërsa duke u kthyer ka njohur mjetin golf, dhe ka lajmëruar 129 duke u treguar për shqetësimin. Telefonata është bërë 3 herë ndërsa asnjë masë nuk është marrë nga policia e Elbasanit.

Ai ka treguar në polici se ka parë 5 djemtë që kanë dalë nga mjeti golf me shkopa baseball-i të cilët do ta sulmonin, dhe e vetmja mënyrë që të shpëtonte nga ky sulm ishte që t’i godiste drejt me mjetin e tij. 3 shtetasit Sindi Syzo, Brian Syzo dhe Mario Xhangolli janë larguar menjëherë ndërsa u arrestua Eris Çekani dhe Gledis. Të gjithë personat e përmendur, janë problematikë në qytetin e Pogradecit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit