Mbrëmjen e djeshme u regjistrua një plagosje me thikë në Tiranë. Një 51-vjeçar goditin me thikë të fejurën e tij. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Rrugës së Dibrës në Tiranë.
I pranishëm në momentin e ngjarjes ka qenë edhe babai i vajzës. Sipas policisë, konflikti ka ndodhur pas një debati të çastit. 38-vjeçarja po merr ndihmën ekonomike dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punonjë për kapjen e shtetasit Gj. M., 51 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, ka goditur me mjet prerës, të fejuarën e tij 38-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.