Një konflikt mes grupeve të adoleshentëve dyshohet se ka shkaktuar të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50 në rrugën “Karl Topia”, ku nga një automjet dyshohet se u qëllua me armë zjarri të tipit kallashnikov.
Sipas burimeve policore, të shtënat pasuan një konflikt verbal mes tre adoleshentëve dhe një të katërtit. Policia ka kryer kontrolle gjatë gjithë natës për të identifikuar të dyshuarit dhe për të gjetur armën e zjarrit, ndërsa janë shoqëruar dy adoleshentë.
Ngjarja paraprake dyshohet se lidhet me një incident tjetër që ndodhi ditën e shtunë në rrugën “Flamuri” të lagjes nr. 1, ku një konflikt fizik mes disa adoleshentësh përfundoi me një të dëmtuar që mori mjekim në spital.