Detaje nga tragjedia në Klos/ Vdes edhe Ilir Shira, 17-vjeçari doli para trupit të të atit ta mbronte

Detaje nga tragjedia në Klos/ Vdes edhe…

Detaje rrëqethëse janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë që tronditi Klosin ditën e sotme. 17-vjeçari Kenado Hasula mbeti viktimë pasi autori i dyshuar i vrasjes Besnik Mjeshtri e qëlloi me armë zjarri. 

Sipas informacioneve, edhe i ati i djalit Ilir Shira ka ndërruar jetë në spital pasi nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra. Dy të plagosurit e tjerë dyshohet se janë kalimtarë të rastit. 

Ata janë qëlluar me armë në hyrje të qytetit. I ati kishte dalë më par në mënyrë që të dy të ktheheshin në shtëpi me furgon.

 Sioas dëshmitarëve në vendngjarje, i riu i ka dalë para me trup të atit për ta mbrojtur nga plumbat pasi dyshet se ka qenë ai shënjestra e vrasjes.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, babai i 17-vjeçarit mund të kishte shpëtuar, por nuk iu dha ndihma e nevojshme pasi ambulanca u vonua tej mase.

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit