Detaje nga vdekja e 32 vjeçarit në Tiranë: Ndërroi jetë në komisariat, në spital u dërgua i vdekur

Detaje nga vdekja e 32 vjeçarit në…

Laer Kurti është larguar me vrap në momentin që patrulla i ka kërkuar dokumentat e identifikimit. Më pas ai u dërgua në komisariat dhe policia njoftoi se pas disa probleme shëndetësore që shfaqi u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë.

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me këtë ngjarje. Mësohet se 32-vjeçari ka ndërruar jetë në komisariat dhe jo në spitalin e Traumës siç u raportua në njoftimin e Agjencisë Policore të Mbikëqyrjes.

Në momentin që ka mbërritur në spital trupo i tij ka qenë i pajetë. Mësohet se po merren në pyetje efektivët që e kanë shoqëruar. Dyshohet se shkak i vdekjes mund të ketë qenë një arrest kardiak por ende po kryhen ekspertizat mjeko-ligjore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit