Detaje nga vrasësi portugez i Nikulajt, përfshihet edhe një vajzë: Këtu më solli dashuria!

Detaje nga vrasësi portugez i Nikulajt, përfshihet…

 Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ka bërë bujë edhe në mediat britanike. “The Sun” ka shkruar për zbardhjen e vrasjes së ndodhur një javë më parë, duke përmendur se të dyshuarit kryesore janë shtetas britanikë.

Ndërsa më tutje shkruhet se sipas të dhënave nga policia, ekzekutori i Nikulajt është një shtetas portugez, i cili pas vrasjes është larguar nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

Mësohet se portugezi kishte për banorët e zonës ku jetonte këto dy muajt e fundit, sikur donte një vajzë shqiptare dhe nuk ia jepte familja, edhe kishte ardhur për një histori dashurie. Në këtë mënyrë e dinte edhe ai që kemi disa probleme paragykimiesh. Kjo si një alibi për autorin e krimit të rëndë për të mos ngjallur dyshime tek forcat policore.

Ardian Nikulaj, 50-vjeç, u vra me 7 plumb mesditën e 19 Prillit nga portugezi Ruben Saraiva. Ky person, u porosit dhe financua nga Edmond Haxhia për të kryer vrasjen e biznesmenit të njohur në zonë, i cili po konsumonte kafe brenda lokalit të tij.

 Saraiva nuk ishte personi i vetëm i punësuar nga Haxhia. Ky i fundit kishte punësuar edhe 4 persona të tjerë, britanikë: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1996.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit