Detaje nga vrasja e Lorik Abazit në Londër, shkak një vajzë

Detaje nga vrasja e Lorik Abazit në…

Një koment për partneren e një 29-vjeçari dyshohet se qëndron në zanafillën e konfliktit që i mori jetën 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi, në jug të Londrës. Detajet u zbardhën gjatë procesit gjyqësor në gjykatën Old Bailey, ku po shqyrtohet ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të 15 shkurtit, në Croydon.

Sipas prokurorisë, Abazi kishte kaluar mbrëmjen e Shën Valentinit me partneren dhe miqtë e tij në një sallë bowlingu, ku ndodheshin edhe Ellis Anim-Annor, 29 vjeç, dhe partnerja e tij. Dyshohet se një koment i bërë nga një person i shoqërisë së Abazit për pamjen e partneres së të akuzuarit mund të ketë nxitur konfliktin. Përplasja përfundoi në parkimin e Valley Retail Park, ku Abazi u godit me thikë në zemër, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur.

Familja e Lorik Abazit ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e të riut shqiptar. Ndërkohë, Ellis Anim-Annor mohon akuzat për vrasje dhe plagosje me dashje. Procesi gjyqësor vijon, ndërsa motivi i saktë i konfliktit dhe përgjegjësia penale e të akuzuarit do të përcaktohen nga gjykata.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit