Detaje nga vrasja në Kavajë/ Autori u kthye nga Italia për të marrë hakun e të vëllait, dyshohet se nuk veproi i vetëm

Detaje nga vrasja në Kavajë/ Autori u…

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Arian Gosës në Kavajë për hakmarrje. Autori Habib Rexha u identifikua nga policia nga një kamera sigurie që ndodhet në një biznes rreth 100 metra larg lokalit ku ndodhi ngjarja.

Nga kamerat e sigurisë të biznesit shfaqet autori i krimit duke ikur me vrap në këmbë, i pa maskuar, me një çantë në dorë dhe pistoletën

Arian Gosa kishte vetëm pak minuta që ishte ulur në kafe me babanë e tij, në momentin qe u afrua Habib Rexha dhe e qëlloi me plumb në kokë.

Habib Rexha jetonte në Itali, dhe ishte kthyer në Shqipëri pas vrasjes së të vëllait në 29 Mars të këtij viti. Sipas informacioneve ai ka qëlluar në drejtim të Gosës me dorën e majtë, për shkak se dorën e djathtë e ka të dëmtuar.

Ndërsa policia hedh dyshime që Rexha nuk ka vepruar i vetëm në këto raste po ka pasur persona të tjera që e kanë sinjalizuar për vendodhjen e Gosës dhe më pas e kanë ndihmuar të arratiset. Disa qindra metra larg vendit ku ndodhi vrasja, Rexha është futur në mjetin që shihni në foton e mëposhtme dhe është larguar nga vendngjarja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit