Detaje nga vrasja që tronditi Pejën/ Fqinjët: Djali ishte përdorues droge dhe i divorcuar dy herë

Detaje nga vrasja që tronditi Pejën/ Fqinjët:…

Janë zbardhur më shumë detaje nga ngjarja e tmerrshme që ndodhi dje në Pejë, ku një djalë vrau nënë e tij.  Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Mësohet se Urim Hyseni akuzonte nënë e tij, Hyrije Hyseni, se ishte shkaktare që ai ishte ndarë nga bashkëshortja. Fqinjët e viktimës kanë dëshmuar në polici se i biri fajësonte shpesh nënë e tij pas ndarjes dhe kishin shpesh herë debate.  

Banorët po ashtu kanë thënë që ai ishte përdorues i narkotikëve dhe ishte i divorcuar dy herë. “Djali kishte qenë jashtë shtetit për disa muaj dhe ka pak kohë që është kthyer në Pejë. Ai ka akuzuar nënën e tij, që ajo ishte shkaktare që ai është ndarë me gruan e tij.  Ai është përdorues i lëndëve narkotike dhe ishte dy herë i martuar”,  kanë treguar qytetarët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit