Detaje/ Qeveria rimbursoi me 202 mln lekë kompaninë e “Mond Çekiçit”

Detaje/ Qeveria rimbursoi me 202 mln lekë…

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin të shtunën e kaluar, ku u ekzekutua me breshëri plumbash Edmond Koçi i njohur ndryshe edhe si “Mond Çekiçi”, pjesë e bandës së Lul Berishës. Teksa viojnë hetimet në lidhje me ngjarjen, të tjera detaje kanë dalë në dritë. Mësohet se Mond Çekiçi ka përfituar para nga strukturat shtetërore duke zbatuar skemën e rimbursimit të TVSH-së. Personazhi mjaft i lakuar në botën e krimit që në Durrës njihej me nofkën “Mond Çekiçi”, është përfitues i një shume financiare prej 202 milion lekë të vjetra, shumë kjo që i ka kaluar në llogarinë e kompanisë së tij “Liburnet 1”, raporton Ora News. Gjithashtu në emër të bashkëshortes së “Mond Çekiçit”, Vjosa Kalemi, zotërohen 20 %të aksioneve në një platformë interneti dhe sinjal kabllor. Kjo gjë është lejuar pikërisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila në 11 qershor 2015 dhe 12 gusht 2016, ka paguar shumën prej 14.137.706 lekë të reja si rimbursim TVSH-je.

Po ashtu më 1 korrik të vitit të kaluar, kompania “Liburnet 1”, ku Edmond Koçi, ishte pronar me 32 %, ka depozituar faturat në Drejtorinë e Tatimeve për të përfituar rimbursim tjetër. Një muaj pas kërkesës së bërë, në datën 1 gusht 2020 kompania “Liburnet 1”, përfiton nga tatimet rimbulsimin e TVSH-së me vlerën financiare prej mbi 61 milion lekë të vjetra. Në total janë 203 milion lekë të vjetra që kompania “Liburnet 1” ka përfituar nga DPT.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit