Detaje/ Si mundi Laert Haxhiu të humbte gjurmët në Greqi, identiteti me të cilin fshihej

Detaje/ Si mundi Laert Haxhiu të humbte…

Ditën e sotme është vënë në pranga Leart Haxhiut në Greqi, i cili prej vitit 2017 humbi gjurmët dhe i fshihej policisë shqiptare. Kujtojmë se, Haxhiu është shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës, ngjarje e ndodhur në 2017.

Mësohet se Haxhiu ka mundur t’i shmanget drejtësisë, pasi në shtetin fqinj ka përdorur një identitet fals. Identiteti i falsifikuar në lejen e qëndrimit greke është Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Burime bëjnë me dije se pas ndalimit në Janinë, Interpol Athina i ka dërguar të dhënat autoriteteve shqiptare, që bënë identifikimin e tij.

Haxhiu është dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Zamir Latifit e Jurgen Hoxha dhe  plagosjen e Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku. Për masakrën e Lushnjës janë dënuar me burgim të përjetshëm Orges Bilbili dhe Antrio Kaloshi.

Historia e bandës së Lushnjes

Pikënisje e përplasjeve të përgjakshme mes bandave në Lushnje, ishte vrasja e Ramadan Shkurtit, vëllai i Alfred Shkurtit (Aldo Bares). Pas vrasjes së vëllait të tij, Bare, me qëllim hakmarrjen krijoi të ashtuquajturën “Bandë e Lushnjes”.

Fillimisht në këtë grup u mblodhën Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Borici, Enver Boriçi, Enver Dondollaku, shokë, miq dhe të afërm të pandehurit Aldo Bare e vëllait të tij Ramadan Shkurtit, të vrarë tashmë. Aldo Bare hakmerret ndaj Artur Dajës, të cilin pasi e ekzekuton i pret kokën dhe e shkelmon atë rrugëve të qytetit të Lushnjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit