Detaje të reja/ I zhvati miliona, Tirja shtirej te personeli i spitalit si tezja e pacientes

Detaje të reja/ I zhvati miliona, Tirja…

Të tjera detaje kanë dalë në dritë për mënyrën sesi mashtronte Tire Alldervishi, sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”. Mësohet se sanitarja Alldervishi është shtirur tek personeli i sanatoriumit, sikur e kishte teze pacienten.

Sanitarja e ‘Shefqet Ndroqit’ që u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID, 800 mijë lekë ka dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi ‘arrest me burg’ për Alldervishin për akuzën ‘mashtrim me pasoja të rënda’.

Ngjarja e rëndë u denoncua dy netë më parë në emisionin ‘Stop”, nga vetë vajza e gruas që ndërroi jetë nga Covid-19. Vajza e një 55-vjeçareje, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh luftë me këtë sëmundje, është mashtruar nga sanitarja pasi kjo e fundit i është hequr si infermiere dhe është ofruar që në këmbim të vlerave monetare t’i kuronte të ëmën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit