Detaje të reja nga atentatí në Tiranë ku mbeti i vrárë 40-vjeçari

Detaje të reja nga atentatí në Tiranë…

Një 40-vjeçar është vrarë para pak minutash me armë zjarri në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare.

Sipas dëshmitarëve okularë, është qëlluar me breshëri plumbash një makinë e bardhë tip “BMW X6” e cila më pas ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy makina të tjera.

Ende nuk ka informacione të qarta se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, ndërsa zona në fjalë është rrethuar nga forca të shumta policie.

Burime ne vendin e ngjarjes thanë se viktima është Hekuran Billa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit