Detaje të reja nga itenerari për vrasjen e Nikulaj-t, Haxhia dhe Saraiva lanë faturat e ushqimeve në automjet

Detaje të reja nga itenerari për vrasjen…

Janë zbuluar detaje të reja të vrasësit portugez pas gjetjes së një sërë faturash supermarketi në makinën e marrë me qira nga Edmond Haxhia me të cilën lëvizte dhe Saraiva.

Mësohet se në automjetin tip ‘Golf’ u gjetën disa fatura shpenzimesh ushqimore, ndërsa pas lokalizimit të marketit grupi hetimor ka shkuar dhe te pamjet e Haxhisë dhe portugezit.

Për ngjarjen, policia shpalli në kërkim ndërkombëtar 6 personat e përfshirë në vrasje, mes tyre 4 britanikë, shqiptarin me pasaporte angleze, Haxhia, si dhe portugezin Ruben Saraiva.

Hetuesit kanë arritur të mësojnë dhe itinerarin e tyre pas ekzekutimit të Nikulajt.

Ardian Nikulaj, u ekzekutua disa ditë më parë në lokalin e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit