DETAJE të reja nga konflikti në Elbasan/ I riu kërcënon fqinjin pas sherrit, lëndohet një grua pasi ndërhyri për t’i ndarë, niset me urgjencë në spital

DETAJE të reja nga konflikti në Elbasan/…
Featured image of article: DETAJE të reja nga konflikti në Elbasan/ I riu kërcënon fqinjin pas sherrit, lëndohet një grua pasi ndërhyri për t’i ndarë, niset me urgjencë në spital 

Detaje të reja, kanë dalë nga konflikti që ka ndodhur mes fqinjëve në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se Ndriçim Zekthi, i cili i vuri dhe flakën murit të  shtëpisë, kërcënoi fqinjin se do ta digjte pas një problemi mes tyre.

Për të parandaluar ngjarjen e rëndë, ka ndërhyrë gruaja, e cila ka marrë plagë në duar. Mësohet se kjo e fundit është nisur me urgjencë në spital ku po merr dhe ndihmën mjekësore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar personat e përfshirë.  Ende nuk janë të qarta motivet e konfliktit, ndërsa në vendngjarje duken shenjat e zjarrit. Zënka ka ndodhur ne ambientet e jashtme të ndërtesave të cilat ndodhen ngjitur mes tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit