Detaje të reja nga krimi makabër/Si e futi në kurth ish-e dashura e djalit çiftin Pasho

Detaje të reja nga krimi makabër/Si e…

Gjykata në Itali ka vendosur që të lërë në burg 36-vjeçaren Elona Kalesha, pasi dyshohet se është autorja e vrasjes së prindërve të ish-të dashurit të saj, Shpëtim dhe Teuta Pasho.

Sipas vendimit të gjykatës, e reja është person me rrezikshmëri të lartë dhe po të lirohet nga burgu mund të kryejë sërish krim.

Mediat italiane shkruajnë se ndaj të resë ka të paktën 7 dënime të mëparshme që lidhen me mashtrim, rezistencë ndaj punonjësit publik, plagosje e lehtë, etj.

Raportohet se 36-vjeçarja kishte futur në kurth çiftin Pasho, duke i vrarë barbarisht.

Në dosjen hetimore thuhet se ajo ka vrarë prindërit e ish-të dashurit, Taulant Pashos, i cili ndodhet në një burg në Zvicër. Taulant Pasho nuk po hetohet për momentin.

Në dosje theksohet se Elona e kishte joshur çiftin Pasho në shtëpinë e saj, shumë pranë qendrës historike të Firences, me një justifikim.

Pasi i kishte pritur në shtëpi, çifti kishte rënë në gjumë. Elona mendohet se ka sulmuar fillimisht Shpëtimin me një thikë 8 centimetra të gjatë. Më pas ka rrahur dhe mbytur Teutën.

Për më tepër, pas krimit, Elona thuhet se nxiti vajzën e çiftit, Vitore Pashon që të gënjente për apartamentin, duke deklaruar se herën e fundit ata kishin qëndruar në shtëpinë e saj.

Trupat e pajetë të çiftit Pasho u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, ndërsa dyshohet se shkak i krimit ishte një shumë prej mijëra eurosh që çifti kishte me vete.

 

burimi: boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit