Detaje të reja nga masakra në Don Bosko/ Autorët dyshohen nga Fushë-Kruja, armët të përdorura

Detaje të reja nga masakra në Don…

Autorët e ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë në Don Bosko dyshohet të jenë nga Fushë Kruja. 

Burime nga grupi hetimor kanë dhënë detaje të reja përsa i përket masakrës së 12 marsit në lokalin në pronësi të Fajton Muratit ku mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe u plagosën 6 persona.

Sipas tyre, armët e gjetura në makinën e shkrumbuar dyshohen  të jenë përdour në ngjarje të mëparshmë kriminale.

Ndërsa mësohet se autorët prej kohësh mbanin në vëzhgim lokalin e Fatjon Muratit.

Autorët e masakrës së 12 marsit në Don Bosko marsit vijojnë të jenë të lirë dhe nuk ka ende të arrestuar lidhur më ngjarjen.

5 persona kanë marrë pjesë në atentat, 3 në rolin e vëzhguesit, 1 drejtues mjeti dhe i fundit, personi i cili zbrazi plot 2 karikatorë drejt ambienteve të lokalit në pronësi të Fatjon Muratit.

Ndërkohë që disa javë përara se të regjistrohej ngjarja e rëndë, disa persona kanë lëvizur shpesh në zonë duke e monituruar dhe vëzhguar, kjo e fundit është konstatuar edhe nga vetë të afërm apo familjarë të pronarit të lokalit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit