Detaje të reja nga ngjarja në Selenicë, si u bë atentati i dytë ndaj Jetnor Xhaferraj

Detaje të reja nga ngjarja në Selenicë,…

Në spitalin rajonal të Vlorës mbërriti një ditë më parë një 50 vjeçar i identifikuar si Jetnor Xhaferri nga Selenica. Xhaferri u plágos me ármë në krah, ndërsa nuk u dhanë detaje nga pòlicia mbi ngjarjen. Sipas burimeve, Fax News mësoi se ndaj Jetnor Xhaferrit kishte ndodhur átentat dhe ishte qëlluar me breshèri plumbash në drejtim të tij.

Jetnor Xhaferri kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit ndërsa ky ka qenë átentati i dytë ndaj tij, i pari disa vite më parë.  Sa i përket ngjarjes së djeshme, kanë qenë dy persona të máskuar dhe armátosur, të cilët nga automjeti tip “Toyota” kanë ndjekur Xhaferrin dhe kanë qëlluar në drejtim të tij disa herë. Ky i fundit ka ikur me vrap në drejtim të shtëpisë së tij. Nga átentati, Xhaferri mori një plùmb në krah dhe ndodhet jashtë rrezíkut për jetën.

Pasi panë që Xhaferri u fsheh në banesë, autorët qèlluan sërish në drejtim të shtëpisë së tij, ku pòlicia gjeti mbi 30 gëzhoja. Pas ngjarjes autorët u larguan në drejtim të fshatit Poçem, ku midis rrugës Karbunar-Poçem lanë makinën duke u djèguar. Nga ekspertiza në vendin e djegíes së automjetit, burime nga blutë bëjnë me dije se janë gjetur gjithashtu dhe dy ármët automatike të përdorura në ngjarje.

Ndërkohë djegía e automjetit ka dëmtuar provat që mund të çonin në identifikimin e autorëve. Dy pistat ku pòlicia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ajo e prishjes së pazareve dhe hasmëria e mbartur nga disa vite më parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit