Detaje të reja nga sulmi në Top Channel/ Dalin përgjigjet e ADN, kë po heton prokuroria? 

Detaje të reja nga sulmi në Top…

Ditën e sotme janë zbardhur  detaje të reja nga atentat ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola 60-vjeç. Mësohet se, grupihetimor shqiptar ka 3 profile ADN-je të marra nga gjurmët e gishtit si dhe nga gëzhojat dhe për njërën prej tyre përgjigja ka dalë. Ndërsa menjëherë  grupi hetimor i është drejtuar Europolit për një tjetër analizë për ADN-në e dytë, e cila u gjetë në një nga gëzhojat. 

Në këtë pikë po kërkohet të dihet nëse shenjat e gishtave që janë gjetur në vendngjarje kanë përputhshmëri me krime të tjera në Europë, dhe nëse personat e dyshuar janë të skeduar në vendet partnere.  

Mësohet se kanë dalë analizat e ADN pritet që të bëhet krahasimi me personat e dyshuar me metoda speciale të krahasimit. Gjithashtu, grupi  nisur disa letërporosi në drejtim edhe të disa vendeve të tjera jashtë Europës. Motivacioni është kërkesë për përputhshmëri të shenjave të gishtërinjve të dy personave nëse i kanë të skeduar dhe për çfarë janë të skeduar. Pasi deri më tani dyshohet se kemi të bëjmë me persona të rrezikshmërisë së lartë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit