Detaje të reja nga vrasja e Arjan Gosës/ Ishte e mirëmenduar, makina nuk ishte e autorit

Detaje të reja nga vrasja e Arjan…

Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e Arjan Gosës pak ditë më parë në Kavajë. Sipas hetimeve të fundit tregohet se Habib Rexha e kishte organizuar me detaje vrasjen e 48-vjeçarit Arjan Gosa, në bashkëpunim me një tjetër person. Ky dyshim ngrihet pasi policia zbuloi se automjeti që 31-vjeçari, i cili është ende në kërkim, ka përdorur ditën e ngjarjes ka qenë i sapo blerë. Makina tip “Volksvagen” rezultoi të ishte në pronësi të një qytetari tjetër ende dhe jo në emër të Rexhës.

Mësohet se, pronari i ligjshëm i mjetit u shoqërua në komisariat. Në dëshminë e dhënë ai ka deklaruar se makinën ia kishte shitur Rexhës, por të dy ende nuk kishin bërë një kontratë noteriale për të kaluar edhe pronësinë e mjetit.

Ndërkaq nga pamje të ndryshme të kamerave në atë zonë, tregohet se Rexha e kishte gjurmuar Gosën që në ditën kur ky i fundit ishte kthyer nga Italia.

Vrasja ndodhi në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i marsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit