Detaje të reja nga zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, ja çfarë zbuloi hetuesi privat

Detaje të reja nga zhdukja e 19-vjeçares…

Një 19 vjeçare shqiptare rezulton e zhdukur që prej muajit tetor në Greqi. Informacioni i fundit që familjarët kanë pasur nga vajza e tyre është se ajo po shkonte për të realizuar një intervistë pune në një dyqan lodrash.

Që prej asaj dite e reja rezulton e zhdukur, e ndërsa familja ka punësuar një agjent privat për të hetuar zhdukjen e vajzës së tyre.

Vassilis Georgopoulos, ka filluar të kryejë hetime për të zbuluar vendodhjen e celularit të saj por zbuloi se dikush kishte fshirë të dhënat.

“Familja, me iniciativën e saj, më autorizoi të hetoj dy adresat e postës elektronike dhe një tablet të përdorur nga Artemisa, në mënyrë që të gjej gjurmët e saj më të fundit elektronike. Vajza e kishte lidhur celularin me gmail-in e saj . Në hetimin tim, unë zbulova se dikush fshiu të gjitha gjurmët elektronike nga llogaria e saj , duke fshirë të dhëna nga telefoni i saj celular që ishin gjithashtu të dobishme për kërkimin.”, ka thënë Georgopoulos.

I pyetur nga drejtuesja e emisionit në të cilin ai ishte i ftuar për të folur për zhdukjen e Artemisës, nëse të dhënat mund të rikuperohen ai ka thënë se proçedurat për kthimin e të dhënave duhet të fillojnë menjëherë pasi nuk ka më kohë për të pritur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit