Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit në Dajt

Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit…

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e biznesmenit në Dajt.  Gjatë operacionit për zbulimin e rrëmbimit dhe vrasjes së Ruzhdi Hoxhës, policia ka gjetur dhe një parcelë me 300 rrënjë kanabisi dhe ka arrestuar vëllanë e autorit të dyshuar si bashkëpunëtor në krim.

Pajtim Rrushi, 42 vjeç, akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “ Fshehje ose asgjësim i kufomës“.

Policia ka bërë të mundur zbardhjen e autorësisë së kësaj ngjarje, ku dyshohet se Fredi Rrushi, është autor i rrëmbimit dhe i vrasjes së Ruzhdi Hoxhës. Ai dyshohet dhe si porositësi dhe organizatori i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ballenj.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kanabisi ishte kultivuar në një fshat të thellë, në Ballenjë, në kufi me Bulqizën, gjatë kontrollit disa ditor pas zhdukjes së 43-vjeçarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit