Detaje të reja | Publikohen pamjet kur dy persona i vënë flakën banesës së Klodian Çalamanit

Detaje të reja | Publikohen pamjet kur…

Pas vrasjes së Mateos, shtëpia e autorit Klodian Çalamani u shkrumbua nga flakët. Pas ngjarjes, neës24, ka siguruar pamje ekskluzive, kur dy persona, që duken të rinj në moshë i afrohen shtëpisë së Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes së 8-vjeçarit në Fier dhe i vënë flakën. Halla e tij ka folur sot në emisionin “Me zemër të hapur” duke shprehur dyshimet, por ajo tha se nuk ka asnjë fakt dhe se policia duhet t’i shkojë deri në fund.

Halla e Mateos:

Kishim vënë kamera të enjten në mëngjes për të parë lëvizjet. Klodian Çalamani nuk ka qenë i vetëm në krim. Të hedhësh baltë dhe të akuzosh është shumë e rëndë. Fakte konkrete nuk kemi, është thjesht dyshim. Me këtë gjë të merren organet kompetente. Ne si njerëz mund të aludojmë dhe të flasim shumë gjëra, ata që janë ekspertë t’i shkojnë kësaj ngjarjeje dhe jo të heshtin. Janë dy persona që me diçka në dorë, pishtarë apo bidonë shkojnë në banesë dhe i vënë flakën. Policia nuk i ka marrë këto pamje.

Rrethanat e këtij akti makabër janë ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e tragjedisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit