Detaje të reja/ Shpërthen një vatër e re koronavirusi në Fier, i infektuar edhe fëmija një vjeç

Detaje të reja/ Shpërthen një vatër e…

Fieri kishte 15 ditë që nuk regjistronte asnjë rast të ri me kòronavirus. Heshtja është thyer ditën e sotme pasi janë shënuar tre raste në lagjen “Liri Fero” pranë Aziles.

Të infektuarit janë pjesëtarë të një familjeje, të cilët ndodhen në një shtëpi. Burime për Faxëeb.al thonë se një e moshuar 70 vjeçe, nusja shtatzënë dhe një fëmijë dy vjeç janë konfirmuar me Covid-19.

Mendohet se ata janë ínfektuar nga kontakti me të prekur në Tiranë. Nusja shtatzënë ka qenë në kryeqytet për të takuar familjarët dhe është kthyer në Fier, ku infektoi fëmijën dhe vjehrrën. Ndërsa bashkëshorti i saj nuk ndodhet në Shqipëri pasi janë rezidentë në Suedi.

Sot janë kryer dezinfektime në pallat si dhe janë marrë tamponët për 5 familje. Me rastet e sotme shkon në 40 numri i te prekurve me COVID-19 ne Fier.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit