Detaje të reja/ Zjarri në magazinën e qendrës tregtare, 5 zjarrëfikëse në vendngjarje për të shuar flakët

Detaje të reja/ Zjarri në magazinën e…

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur pranë një qendre tregtare në Tiranë, ku u raportua për një zjarr masiv.

Sipas informacioneve të para zjarri ka rënë në një magazinë të qendrës tregtare dhe në vendngjarje ndodhen 5 zjarrëfikëse dhe 30 punonjës.

Mësohet se është kritike dhe tymi veshtirson punen e zjarrefikseve,

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 24.03.2021, rreth orës 16:40, tek “Casa Italia” ka rënë zjarrë në një magazinë.

Sherbimet e zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit