Detaje tronditëse nga ekzekutimi i 37-vjeçares, vëllai sqaron marrdhënien me burrin e saj

Detaje tronditëse nga ekzekutimi i 37-vjeçares, vëllai…

Vëllai i Migena Sinani ka treguar detaje tronditëse në lidhje me vrasjen që tronditi pak ditë më parë Shkozën, ku 37-vjeçarja u vra nga kunati i saj. Në një intervistë ai është shprehur se nuk kanë pasur zënka mes motrës së tij dhe burrit të saj.

Ndërkohë derisa Gjykata të vendosë për dy të vegjlit e viktimës ata janë në kujdestari te vëllait dhe prindërve të saj. 

“Daja pse ka dalë mami në televizor”, ka thënë djali. Nuk mundemi t’i themi fëmijëve të vërtetën. Nuk e konceptoj dot arsyen se pse e vrau”, u shpreh ai. 

Mes të tjerash ai bëri një deklaratë të fortë mbështetjeje për kunatin e tij, duke e cilësuar si vëlla.

Kunati im punonte taksist prej 7 muajsh vetëm për fëmijët. Motra ime nuk punonte se lindi vajzën. Ka qenë më parë në punë. Motra po mblidhte lekë për të ndërtuar shtëpinë e re dhe do të jetonin sërish bashkë si familje, dmth jo të ndarë.

Njerëzit më të afërt të Erionit ishin në funeral, ai ishte në krahun tim. Deri në momentin kur hëngrëm drekën e motrës time të ndjerë. Derën e shtëpisë time s’ja kam mbyllur kurrë asnjë njeriu. Unë atij s’i kam thënë që jam në hasmëri, por që e kam vëlla. Si mund t’i mbyll derën vëllait tim!”, tha i vëllai i 37-vjeçares.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit