Detaje/ Vdekja e 60-vjeçarit në Divjakë, dyshohet se zjarrin e shkaktoi cigarja

Detaje/ Vdekja e 60-vjeçarit në Divjakë, dyshohet…

Një ngjarje e rëndë u shënua në Divjakë, ku Llambri Marku u gjet i djegur në dhomën e hotelit në pronësi të tij. U mësua se ai humbi jetën nga asfiksia dhe më pas u dogj nga flakët që pëfshinë dhomën.

Ndërkohë kanë dalë detaje të reja  për 60-vjeçarin Llambri Marku, i cili para tre ditësh mësohet se është divorcuar nga bashkëshortja e tij. Dyshohet se mbrëmjen e djeshme, Llambri ka qenë nën efektin e alkoolit, dhe zjarrin në dhomën ku ai po qëndronte e ka shkaktuar aksidentalisht një cigare.

Kanë qenë familjarët që e gjetën të djegur pasi 60-vjeçari nuk përgjigjej në telefon.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit