Detajet/ Dy vëllezërit në Xhafzotaj u sulmuan nga hajduti i misrit, 65-vjeçari u vra me...

Detajet/ Dy vëllezërit në Xhafzotaj u sulmuan…

Ai që fillimisht ngjante me një konflikt për shkaqe banale e që më pas do të përfundonte në tragjedi, në Xhafzotaj të Shijakut, fsheh disa detaje rënqethse.

Si pasojë e një përleshje me hajdutin që kishte ardhur për të vjedhur misër në arën e tyre, një 65-vjeçar mbeti i vdekur dhe një tjetër i plagosur.

Dy viktimat e konfliktit ishin vëllezër me njëri-tjetrin dhe sipas burimeve, mësohet se ata janë sulmuar me draprin e misrit nga hajduti.

Dy vëllezërit kishin shkuar te toka që kishin mbjellë misër për ta ruajtur, pasi ditë më parë ata i kishin vjedhur.

Aty janë përballur me hajdutin dhe ai nuk ka nguruar që t’i godasë me draprin që e përdorte për të pretë kallinjtë e misrit.

Pas kësaj në vendngjarje ka mbërritur djali i njëri prej vëllezërve dhe i ka gjetur të gjakosur në mes të arës.

Menjëherë janë dërguar në spital, por vëllai më i moshuar, nuk ia ka dalë t’i mbijetojë plagëve të marra.

Mësohet se vëllai që ka ndërruar jetë është Fiqiri Musa Çalliku, 65 vjeç, ndërsa Fadil Musa Çalliku, i vëllai, ngeli i plagosur.

Ndërkohë policia ka shoqëruar deri më tani disa persona si të dyshuar për krimin, si dhe ka sekuestruar disa prova materiale.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit