Detajet e fundit/ Zbulohet shkaku i rrjedhjes së gazit në shkollën private në Tiranë

Detajet e fundit/ Zbulohet shkaku i rrjedhjes…

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në “Albanian Qatar College” në Tiranë, ku pati rrjedhje gazi dhe disa nxënës përfunduan në spital me shenja helmimi.

Sipas grupit hetimor shkolla ka 2 depozita të cilat shërbejnë në sistemin e ngrohjes. Njëra prej tyre ka pasur rrjedhje për shkak të tejmbushjes.

Një nxënëse tha për mediatse e kishin ndjerë erën e gazit që në orën e parë të mësimit por e kanë vijuar atë me dritare hapur pastaj kur gjendja është përkeqësuar iu është kërkuar të dalin jashtë për të pirë kafe.

6 vajzat që u dërguan në spital po marrin trajtim mjekësor në QSUT dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 

/boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit