Detajet e reja për viktimën në Fushë-Prezë, punonte si taksist. Foto e rëndë nga vendngjarja ku shihet mbi... fuçi

Detajet e reja për viktimën në Fushë-Prezë,…

Mësohen detaje të reja nga vrasja e 71-vjeçarit Abdulla Budlla, ditën e sotme në zonën e Fushë-Prezës.

Bëhet me dije se ai është baba i 3 djemve, ku 2 jetojnë në Itali.

Djali tjetër punon taksist në aeroportin e Rinasit, ndërsa edhe vetë 71-vjeçari punonte taksist, pa licencë, ndërkohë edhe vendqëndrimin e kishte në vendin ku është vrarë me armë tip automatik.

Ai është gjetur pranë një servisi, dhe punonjësit mund të japin ndonjë të dhënë më shumë për policinë, pasi në zonë nuk ka kamera sigurie.

Ndërkohë, edhe një foto e rëndë është kapur nga vendi i ngjarjes.

Viktima shihet teksa pasi është ekzekutuar, qëndron mbi një fuçi.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit