Detajet, kush është shqiptari që vari veten me çarçaf në tualetet e burgut

Detajet, kush është shqiptari që vari veten…

Këtë pasdite në ambientet e paraburgimit në qytetin e Fierit, gardianët e burgut kanë gjetur të vetvarur një 51 vjeçar.

Burri quhej Bilbil Zekaj dhe ishte me origjinë nga fshati Kute i Mallakastrës. 51 vjeçari kur është gjetur nga gardianët kishte ende shenja jete, por pas mbërritjes në spital, ka ndërruar jetë.

51 vjeçari ishte në burg për shkak se ishte arrestuar me 1 kg lëngë narkotike dhe qëndronte në pritje të vendimit të gjykatës prej 10 muajsh. Viktima vuante nga diabeti dhe ishte një person i qetë, pa probleme në të shkuarën.

Zekaj ka hyrë në ambientet e tualeteve dhe me një çarçaf ka varur veten. Gardiantët e turnit kanë hyrë në tualet, pasi burri është vonuar disa minuta dhe e kanë gjetur 51 vjeçarin të varur.

Shkaqet që e kanë shtyrë 51-vjeçarin të ndërmarrë aktin e rëndë mbeten ende të paqarta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit