Detajet nga aksidenti në Librazhd, po kërkohen dy trupat e viktimave

Detajet nga aksidenti në Librazhd, po kërkohen…

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ndodhi pak minuta më parë në Librazhd. Mësohet se shoferi dhe pasagjerja kanë humbur jetën, si pasojë e plagëve të marra. Ndërsa po punohet për të nxjerrë trupat nga lumi.

“Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.

Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet”, thuhet në njoftim.

Deri më tani dyshohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësi tej normave të lejuara, por policia po heton për të zbardhur ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit