Detektivja: Më shumë tradhtojnë burrat e martuar dhe biznesmenët mbi 30 vjeç

Detektivja: Më shumë tradhtojnë burrat e martuar…

Kush tradhton më shumë meshkujt apo femrat? Kjo është një temë diskutimi që do të na shoqërojë për gjithë jetën tonë dhe asnjëherë nuk do të ketë një ndarje me thike.

Detektivja Shkënda Lili tregon se ata që tradhtojnë më shumë janë burrat e martuar, pra që kanë familje dhe kryesisht biznesmenët.

Këta të fundit që janë në gjendje të mirë ekonomike dhe janë mbi 30 vjeç tradhtojnë për t’u mburrur para shokëve të tyre.

Më shumë që tradhëtojnë janë burrat e martuar. Meshkujt që janë në gjendje ekonomike dhe futen te pjesa e biznesmenëve, të cilët duan të hapen pak të shokët e tyre që kush e ka më të mirë.

Nëse këta tipa nuk kanë një të dashur që ta prezantojnë te rrethi i tyre shoqëror, ju duket si jashtë mode. Janë mosha 35 e më lart”, tregon dedektivja Lili.

Ndërkohë, sipërmarrësja Arba Gramo, duke folur për këtë temë tregon se meshkujt shqiptarë e mohojnë tradhtinë.

Arsyeja sipas Gramos është se burrat duan të ruajnë atë fasadën e bukur familjare në sytë e tjerëve, ndaj dhe e mohojnë tradhtinë.

Tradhtia nuk është vetëm fizike. Meshkujt kanë fasadën e bukur familjare, ata e mohojnë tradhtinë. Kurse ne femrave na fyhet inteligjenca dhe këtë nuk e durojmë dot. Dhe këtë duam që ta vërtetojmë“, tha Gramo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit