Detektori i metaleve nuk funksiononte prej ditësh, autori hyri i armatosur

Detektori i metaleve nuk funksiononte prej ditësh,…

Një dështim i rëndë i sigurisë në Gjykatën e Apelit të Tiranës ka lejuar autorin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja të hyjë i armatosur brenda sallës së gjyqit.

Sipas burimeve mediatike nga vendngjarja, detektori i metaleve në hyrje të gjykatës nuk funksiononte prej disa ditësh, duke lejuar që Elvis Shkambi të ndjekë seancën pa u kontrolluar. Gjithçka po zhvillohej pa tensione deri në momentin e shpalljes së vendimit.

Dyshohet se në atë moment, autori nxori armën dhe qëlloi tre herë drejt gjyqtarit Kalaja, duke e lënë të vdekur në vend. Nga të shtënat u plagosën edhe dy persona të tjerë, babë e bir, që ishin palë në proces.

Pas krimit, Shkambi dorëzoi armën në oborrin e gjykatës dhe u arrestua nga policia pa bërë rezistencë.

Ngjarja ka ngritur alarmin mbi dështimin e masave të sigurisë në një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë, duke rikthyer pyetjen se si mund të hyjë një person i armatosur në sallën e gjyqit, pavarësisht skanerëve dhe rojeve të sigurisë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit