Detyrimet e prapambetura/ Rama po lë pas 193 mln euro borxh

Detyrimet e prapambetura/ Rama po lë pas…

Tetë vite më parë, kur Edi Rama erdhi në pushtet shprehu shqetësimin për financat publike, për shkak të borxhit të fshehur pas detyrimeve të prapambetura, thënë ndryshe pagesave që qeveria nuk kishte arritur t’i paguante në kohë dhe ishin mbledhur përgjatë viteve. Por pavarësisht premtimit të bërë biznesit, problemi i detyrimeve të prapambetura nuk u zhduk asnjëherë dhe sot borxhi ndaj të bizneseve dhe qytetarëve i kalon sërish dhjetëra miliarda lekë, madje duke u rënduar për shkak të pandemisë.

Sipas A2CNN detyrimet e qeverisë llogariten deri në fund të dhjetorit 2020 në 6.96 miliardë lekë, ku pjesa më e madhe i takojnë vendimeve gjyqësore, kryesisht për largime të padrejta nga puna. Por borxhi është i lartë edhe për pagesat e pashlyera ndaj kompanive për kontratat e investimeve, shërbimeve, mirëmbajtjes, prokurimit të mallrave, e të tjera. Këtij borxhi i shtohen edhe 9.79 miliardë lekë për rimbursimin e pashlyer të TVSH-së, ku për pjesën më të madhe është vendosur t’i paguhet me këste dy kreditorëve më të mëdhenj, siç është TAP dhe Devoll.

Nga ana tjetër edhe pushteti vendor ka detyrime të konsiderueshme, të cilat shkojnë sot në mbi 7 miliardë lekë, me të njëjtat probleme si institucionet e qeverisë qendrore, por më të theksuar tek investimet, ku kanë një borxh prej 3.7 miliardë lekësh. Pra bashkitë kanë kontraktuar kompanitë për punime, që janë bërë po nuk janë paguar. Vetëm këto tre grupe detyrimesh të prapambetura shumohen në 23.8 miliardë lekë, apo rreth 193 milionë euro. Kjo përbën jo pak, por 1.5% të PBB-së dhe së bashku me pagesat e detyrueshme për koncesionet dhe PPP-të, e çon nivelin real të borxhit publik në shifra shqetësuese për shëndetin e financave publike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit