Devijimi i Shushicës, banorët: Duan ta popullojnë zonën me barinj nga Senegali

Devijimi i Shushicës, banorët: Duan ta popullojnë…

Banorët e krahinës së Lumit të Vlorës janë ngritur sërish në protestë për herë të shtatë radhazi. Ata nuk janë dakord me projektin e ujësjellësit që do të marrë ujë nga burimi i lumit Shushica për të furnizuar banorët e bashkisë Himarë.

Shushica është dega kryesore e Vjosës, i cili rrjedh në jugperëndim të rrethit të Vlorës.

Shushica herë pas herë ka qenë një zonë e kërcënuar nga projekte të ndryshme si përshembull planifikimi i katër digave me kapacitet 14.9MW, që nëse realizoheshin do ta shkatërronin Shushicën dhe nuk do të kishte mundësinë të bëhej pjesë e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër.

Brenda një periudhe të shkurtër në Shushicë u gjendën tre lloje insektesh nënujore dhe molusqe të reja për shkencën të renditura në Listën e Kuqe të specieve të rrezikuara.

Shkencëtarët kanë propozuar më herët një studim gjithëpërfshirës dhe afatgjatë për këtë zonë.

Sa i takon banorëve të komunitetit ata ndihen të kërcënuar se një ditë do ta humbasin këtë perspektivë të rëndësishme ekonomike. Prej kohësh ata ngrihen në protesta për të kundërshtuar projektet e planifikuara hidroenergjetike për lumin e tyre.

Banorët thonë se po punohet në mënyrë të fshehtë dhe tinëzare dhe se devijimi i lumit sjell një dëm të pallogaritshëm për ta.

“Nëse kalon uji në Himarë kjo zonë do të shpopullohet dhe do të kthehet në një trevë të madhe ku të rrisin bagëtitë apo bletët këta oligarkët dhe ta përdorin për vetën e tyre, me barinj nga Senegali ose nga Kenia, se kështu i bie. Topi janë fëmijët tani që do t’ia mbathin bashkë me ne”.-tha njëri nga protestuesit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit