Devoll/ Tenton të vrasë me thikë dhëndrin, bie në pranga 53-vjeçari

Devoll/ Tenton të vrasë me thikë dhëndrin,…

Për shkak të një konflikti brenda familjes, një 53-vjeçar i identifikuar si A.K. ka tentuar të vrasë me thikë dhëndrin e tij, B.D., 30 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Baban. Policia ka mbërrtiur menjëherë pasi është njoftuar për konfliktin dhe ka arritur të shmangë përshkallëzimin e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Ndërsa 53-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë” dhe “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Devoll

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti brenda familjes.

Tenton të vrasë me thikë dhëndrin e tij, por arrestohet në flagrancë.

Sekuestrohet arma e ftohtë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas marrjes së një telefonate se në fshatin Baban, po ndodhte një konflikt, janë nisur menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se shtetasi A.K., 53 vjeç, pas një konflikti të çastit në banesë me dhëndrin e tij shtetasin B. D., 30 vjeç, ka tentuar ta vrasë me thikë këtë të fundit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Specialistët për hetimin e krimit bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçarit dhe materialet i kaluan pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë” dhe “Dhuna në familje”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit