Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës për një bombë të dyshuar në shkollën “Edit Durham”. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë nisur kontrollet në ambientet e shkollës, por nuk është gjetur asnjë lëndë plasëse. Telefonata rezultoi një alarm i rremë.
Pas hetimeve, policia ka gjurmuar numrin nga i cili është bërë telefonata dhe ka identifikuar si autor të saj Edmond Jatagani. Ai është arrestuar nga policia në bashkëpunim me shërbimet e Antiterrorit.
Sipas policisë, Jatagani rezulton të jetë shoqëruar edhe më herët në lidhje me akte dhe thirrje për dhunë gjatë protestave. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e telefonatës që shkaktoi alarm në shkollë.