Dha alarmin fals për bombë, identifikohet autori

Dha alarmin fals për bombë, identifikohet autori

Një telefonatë anonime ka njoftuar se në Gjykatë është vendosur një bombë. Është identifikuar autori që dha alarmin fals.

Sipas policisë, alarmin e dha shtetasin J. K., 47 vjeç, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor. Ai akuzohet për ‘Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik’.

Identifikohet dhe procedohet penalisht shtetasi që telefonoi rreth orës 11:00, të datës 08.11.2022, në sallën operative të DVP Tiranë, për të njoftuar vendosjen e një sasie lënde eksplozive te Gjykata e Apelit.Strukturat e Policisë së Shtetit, përfshirë edhe Drejtorinë e Antiterrorit, u njoftuan për vendosje të lëndës eksplozive në godinën e Gjykatës së Apelit (pa u specifikuar konkretisht në godinën e cilës gjykatë apeli).

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Antiterrorit u kryen veprimet e para hetimore, verifikuese dhe kontrolluese, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të Repartit Special RENEA dhe me efektivët e komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 3, Tiranë.

Pas tërësisë së veprimeve të kryera, në asnjë nga ambientet përreth godinave nuk u gjet lëndë eksplozive.Në vijim të veprimeve, nga Drejtoria e Antiterrorit u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, për shtetasin J. K., 47 vjeç, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit