Dhelprat 'pushtojnë' Londrën, shihen në autobuse, oborre, rrugë

Dhelprat ‘pushtojnë’ Londrën, shihen në autobuse, oborre,…

Londra po ‘pushtohet’ nga dhelprat. Kafshët e egra po shihen kudo, në autobusë, oborre, rrugë, teksa shkak për këtë janë bërë grumbujt e mbeturinave. Dhelprat gjenden duke hipur në autobusët e transportit publik dhe duke shëtitur rrugëve në mes të ditës.

Qytetarët shprehen se më shqetësuese se prezenca e tyre janë ulërimat pothuajse torturuese të çiftëzimit të tyre që i mbajnë zgjuar gjatë gjithë natës. Sipas ‘Wildlife Trust’ ka rreth 10,000 dhelpra në Londër, por ky numër nuk mund të llogaritet në mënyrë të besueshme dhe mund të luhatet.

Në Londër kanë nisur debatet nëse krijesat dinake janë një gjë pozitive për jetën në qytet apo një bezdisje më tepër. Sezoni i çiftëzimit është midis dhjetorit dhe shkurtit, kështu që londinezët duhet të presin edhe disa netë pa gjumë deri në mbarim të këtij procesi.

Janë propozuar koshat me rrota të mbyllura që janë të papërshkueshëm nga dhelprat që të kalojnë nëpër mbeturina dhe të mos pushtojnë qytetin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit