Dhjetë vite në muzikë, Ardian Bujupi zbulon surprizën e madhe

Dhjetë vite në muzikë, Ardian Bujupi zbulon…

Për të festuar dhjetë vjetorin e karrierës në muzikë, Ardian Bujupi paralajmëroi muaj më parë një surprizë të madhe.

“Në vitin 2021 bëhen dhjetë vite që po më përkrahni mua dhe unë po këtë vit do të nxjerr projektin më të madh të karrierës sime”, shkroi Adriani.

Së fundmi, ai ka zbuluar se ka përgatitur një album me dhjetë këngë, i cili po ashtu mban titullin “10” dhe do të publikohet në muajin maj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan: “Këtë vit do të publikojë projektin tim më të madh për 10-vjetorin e karrierës.

Siç më njihni, diçka muzikore po vjen me cilësi të pakrahasueshme, vepra më e mirë e karrierës sime dhe këtë gjë nuk e kam pretenduar kurrë në 5 albumet e mi.

“10” do të publikohet pak para verës, 28.05.2021 dhe përfshin 10 këngë që janë realizuar me shumë punë. Unë jam gati për verën, ju jeni gati për “10”?”, shpjegon Bujupi.

https://www.instagram.com/p/CN0Yvs4sfqa/?utm_source=ig_web_copy_link

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit