Dhjetëra policë rezultuan përdorues droge| Policia e Shtetit rrëzon vlefshmërinë e testeve

Dhjetëra policë rezultuan përdorues droge| Policia e…

Shpallja pozitive e testeve të antidrogës për policët ka bërë që Policia e Shtetit të përfshihet në një skandal jo pak të vogël. Rezultatet e analizave janë kundërshtuar.

Të parët që hodhën poshtë analizat ishin punonjësit e policisë në qarkun e Shkodrës. Madje, ata paralajmëruan se do të ngrenë padi ndaj laboratorit.

Marrë shkas nga një situatë e tillë, policia është vënë menjëherë në lëvizje për të ndryshuar metodën për normën në analizat që do të kryhen në vijim.

Por cili ishte justifikimi që arriti të bindë policinë?

Efektivët mbi moshën  50 vjeç kanë deklaruar se arsyeja se përse laboratori i ka nxjerrë përdorues droge nuk është fakti qëkemi konsumuar lëndë narkotike, por për shkak se jemi të sëmurë kronikë dhe përdorim ilaçe të ndryshme”.

Nëse efektivët konfirmohen si përdorues droge, parashikohet nisja e hetimit disiplinor ndaj tyre me qëllim largimin nga detyra. Për momentin, procesi është pezulluar si pasojë e problemeve të hasura.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit