Dhjetra familje të përmbytura në ish-Kënetë, qytetarët: Çdo vit ndodh e njëjta situatë

Dhjetra familje të përmbytura në ish-Kënetë, qytetarët:…

Si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit dhjetra familje janë përmbytur në zonën e ish-Kënetës. Një nga familjet që është përmbytur për të katërtin vit shprehet se asnjë organ i pushtetit vendor nuk ka ardhur për t’i dhënë zgjidhje problemit.

Ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga pushteti. Sipas tyre, çdo vit atyre ju prishen orenditë. Më tej, një banore tha se ka një fëmije me alergji që çdo herë që ka përmbytje ka problem em frymëmarrjen.

“Asnjëherë nuk kanë ardhur për ndihmë, është viti i katërt që përmbytemi dhe askush nuk ka ardhur, edhe për tërmetin nuk erdhi askush. Ujin e kemi hequr vetë me krahët tona askush nuk na ka ndihmuar të heqim ujin.

Këtu në ujë kemi qëndruar, nuk kemi ku të shkojmë. Divanët e të gjitha orenditë janë në ujë nuk kam ku ti çoj. Duket çdo gjë, në dhomën time kanë marr fund të gjitha mobiljet. Kam një fëmijë 4 vjeç, e kam me alergji, kur ka shira i bllokohet frymëmarrja, ktu e kam se s’kam ku ta çoj. Është viti i katërt që blejmë mobilje çdo vit”, tha një banore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit