Dhjetra të vrarë në sulmet me bomba në Damask

Dhjetra të vrarë në sulmet me bomba…

Dhjetra persona kanë humbur jetën nga sulmet me bomba në Damask.

Një sulm me bombë në një autobus të ushtrisë siriane la të mërkurën 14 veta të vrarë. Sulmi ndodhi në kryeqytetin e Sirisë, Damask, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Sana.

Sipas saj, dy bombat e kapura për autobus shpërthyen teksa automjeti po kalonte nën urën Jisr al-Rais. Edhe pse Siria është në luftë civile prej një dekadë, sulmet e tilla në Damask janë gjithnjë e më të rralla.

Pak pas shpërthimit në autobus, sulmet e ushtrisë siriane vranë së paku dhjetë persona në veriperëndim të Damaskut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit