Dhoma e Avokatisë bojkot për 3 ditë të të gjitha proceseve gjyqësore

Dhoma e Avokatisë bojkot për 3 ditë…

Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë ka vendosur bojkotimin e të gjitha proceseve gjyqësore civile, penale dhe administrative në të gjitha nivelet e gjykatave, përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese, për tre ditët e ardhshme.

Përmes një njoftimi, Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë bën me dije se mos-zbatimi i këtij vendimi nga çdo avokat përbën shkelje të rëndë disiplinore, deri në heqje të licencës.

Po ashtu në njoftim bëhen me dije edhe çështjet që përjashtohen nga procesi i bojkotit.

NJOFTIM PËR SHTYP 

Dhoma e Avokatisë së Shqiprisë

Këshilli i Përgjithshëm

V e n d i m

  1. Bojkotimin e të gjitha proçeseve gjyqësore civile, penale dhe administrative në të gjitha nivelet e gjykatave përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese, për tre ditë duke filluar nga dita e nesërme dt.05.06.2024.
  2. Përjashtohen nga proçesi i bojkotit çështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvëndësimi dhe shuarje të masave të sigurimit.
  3. Mospjesmarrja e avokatëve në proçeset civile dhe administrative është arsye objektive për tu shtyrë proçeset nga ana e Gjykatave pa të drejtën e vazhdimit të proçesit në këto tre ditë.
  4. ⁠Moszbatimi i këtij vendimi nga çdo avokat përbën shkelje të rëndë disiplinore ndaj të cilit do të bëhet proçedim disiplinor nga Komiteti i Disiplinës duke vendosur deri në heqie të liçensës.

– Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Dhomat Vendore të Avokatisë.

– Një kopje e ketij vendimi të depozitohet pranë çdo gjykate në të gjitha nivelet.

– Gjithashtu të depozitohet kopje e vendimit në Klgj dhe Klp.

Këshilli i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë

Kryetari

Prof Dr.  Maksim HAXHIA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit