Dhoma e ulët e Parlamentit Italian miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Dhoma e ulët e Parlamentit Italian miraton…

Marrëveshja flagrante e cila shkel Kushtetutën e Shqipërisë midis kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres së Italisë Giorgia Meloni është kaluar të mërkurën në dhomën e ulët të parlamentit të Italisë me 155 vota pro, 115 kundër dhe dy abstenime ku pritet të kalojë në senat ku partia e Melonit ka shumicën për ta kaluar.

Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë nuk parashikohet ngritja e kampeve për refugjatë pasi krijohet ekstra-territorialitet ku vetëm për rezidencat e ambasadorëve dhe për selitë diplomatike, Kushtetuta bën përjashtim.

Nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për të pezualuar ratifikimin në parlament në një lloj tentative për t’u justifikuar përballë opinionit publik se drejësia në shqipëri funksionon, teksa çështja në Gjykatën Kushtetuese ka më shumë se dy muaj që ende nuk është dhënë një vendim përfundimtar.

Rama është shprehur me konfidenca se Kushtetuesja nuk do të gjejë shkelje në këtë marrëveshje dhe do të lejojë kalimin për votim në parlament.

Ky është një cënim i sovranitetit të Shqipërisë me dakordësinë e kryeministrit Edi Rama ku prej vitesh shqiptarët largohen nga vendi për shkak të politikave të ndjekura nga Rama dhe qeveria e tij kundrejt qytetarëve dhe “drejtësia e re” e premtuar për të vënë drejtësi ka 7 vite që ende nuk po jep rezultatet e premtuara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit