Dhuna barbare e policëve të Veliajt, ja batuta virale e Jul Dedës

Dhuna barbare e policëve të Veliajt, ja…

Dhuna barbare e policëve të Erion Veliajt ndaj të moshuarve është tema më e diskutuar në median sociale.

Edhe pse media tradicionale nuk e trazon fare këtë skandal kaq të rëndë, qytetarët në rrjetet sociale janë shumë të revoltuar.

Thuajse çdo ditë, në median sociale qarkullojnë pamje që tregojnë dhunën e policëve bashkiakë ndaj të moshuarve që shesin në qytet.

Pamjet janë revoltuese, sa disa thonë se as nazistët nuk ushtronin një dhunë të tillë ndaj personave të moshuar.

Por ndërsa drejtësia dhe media kombëtare nuk reagon fare, një batutë e aktorit Julian Deda u bë virale.

“Pashë në ëndërr sikur isha polic bashkiak dhe rastësisht pashë Erionin në trotuar duke shitur fiq. E imagjinoni vetë ça i kam bërë gjithë natën,” shkruan ai, në një referencë ndaj faktit se vetë Veliaj ka pranuar se dikur ka qenë shitës ambulator fiqsh.

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit