Dhuna me leva e shkopinj në Korçë, gjykata nxjerr nga burgu autorët

Dhuna me leva e shkopinj në Korçë,…

Gjykata e Korçës ka nxjerrë nga burgu 4 të rinjtë që në datën 22 mars dhunuan me leva e mjete të forta Ramadan Hasanin.

Ndaj shtetasve Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura, gjykata caktoi masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyësore”.  Në pamjet e publikuara shikohen 4 të rinjtë që ndjekin me vrap Hasanin dhe e ndalojnë në ambientet e një lavazhi, ku më pas e dhunojnë dhe largohen vetëm pas thirrjes së pronarit të servisit ‘erdhi policia’.

Sipas informacioneve, sherri ka nisur mbrëmjen e 14 shkurtit mes Ramadan Hasanit dhe Spartak Selimit, ku ky i fundit u dhunua fizikisht. Ngjarja e 22 marsit është bërë për hakëmarrje ndaj Hasanit, i cili kishte shkuar në banesën e Selimit bashkë me vëllain duke e dhunuar atë, pasi pretendonin se i ngacmonin partneren e njërit prej vëllezërve.

Grupi i dhunuesve të Hasanit u vetëdorëzuan në polici disa ditë pas ngjarjes!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit