Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Mal të Zi, dëshmon familja e Doris Kopaçit

Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Mal të…

Detaje të reja janë zbardhur për dhunën ndaj tre shqiptarëve dje në Malin e Zi. Njëri prej të dhunuarve është dhe Doris Kopaçi. Familja e 25 vjeçarit është shprehur se djali i tyre ishte nisur për të punuar në Gjermani për shkak të kushteve tejet të vështira, por fatkeqësisht gjatë rrugës ka  ndodhur ngjarja e rëndë.

Familjarët kanë thënë se djali i tyre ndodhej në sediljen e pasme të automjetit kur ka ndodhur ngjarja dhe ka refuzuar të dalë nga mjeti në momentin kur agresorët i janë drejtuar makinës. Familjarët e 25 vjeçarit kanë qenë tepër të shqetësuar për këtë situatë dhe sipas tyre ata kanë kontaktuar me 25 vjeçarin, i cili u ka thënë se po kthehet në shtëpi pas kryerjes të të gjitha procedurave.

25 vjeçari Doris Kopaçi ka bërë thirrje që rasti të hetohet nga institucionet e Malit të Zi dhe të Shqipërisë dhe të nxirren përpara përgjegjësisë autorët e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit